23:52 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takim i fshehtë me Trump për shpërndarjen e protestuesve?! Debate të forta për vendimin e kryeprokurorit në SHBA

09:19 | 05/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takim i fshehtë me Trump për shpërndarjen e protestuesve?! Debate të forta për vendimin e kryeprokurorit në SHBA

Prokurori i Përgjithshëm William Barr i doli në mbrojtje të enjten vendimitn të tij të marrë në fillim të kësaj jave për të larguar demonstruesit që ndodheshin pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se masa ishte e nevojshme për të mbrojtur ndërtesën dhe personelin federal nga protestuesit gjithnjë e më agresivë.

Por Barr, i cili po drejton përgjigjen federale ndaj protestave mbi vdèkjen e afrikano-amerikanit George Floyd, mohoi se urdhri i tij për të shpërndarë turmën të hënën pasdite, ishte e lidhur me një vizitë të Presidentit Donald Trump tek një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, vizitë e cila nxiti mjaft debate. Ai tha se veproi përpara se të mësonte rreth planeve të presidentit Trump për atë ditë.

Ky veprim bëri që oficerët e zbatimit të ligjit të mbronin Shtëpinë e Bardhë duke përdorur lëndë djegëse që shkaktojnë lotë, tymuese, shkopinj e mburoja për trazira për të shtyrë një turmë prej disa qindra protestuesish, veprim që shkaktoi kritika në mbarë vendin për përdorimin e tepruar të forcës kundër demonstruesve kryesisht paqësorë. Me spastrimin zonës nga turma e protestuesve Trump, shoqëruar nga Barr, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, kaloi rrugën drejt kishën historike të Shën Gjonit, ku presidenti pozoi për një fotografi ndërsa mbante në dorë një bibël.

Vizita tejet e pazakontë erdhi disa ditë pas njoftimesh se Trump ishte shpënë në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë me rritjen e protestave jashtë godinës. Presidenti Trump tha se shkoi në bunker vetëm për ta inspektuar atë. Kritikët thonë se fotoja e pasdites së së hënës ishte ideuar për të treguar një president që ndërmerr veprime të guximshme e për të fashitur imazhin e një Presidenti i cili kërkoi të gjente strehim në bunker.

Roli i spikatur i Prokurorit të Përgjithshëm në drejtimin e personelit të zbatimit të ligjit të agjencive jashtë Departamentit të Drejtësisë, siç është Shërbimi Sekret, i cili funksionon nën Departamentin e Sigurisë së Brendshme, është një rast i pashembullt në historikun e viteve të fundit.

I pyetur në lidhje me autoritetin e tij të zgjeruar, zoti Barr tha se atij iu kërkua nga zoti Trump të hënën që të “koordinojë” përgjigjen e agjencive të ndryshme federale ndaj protestave. Por zoti Barr këmbënguli që nuk kishte “lidhje” mes urdhrit të tij për të larguar protestuesit dhe vizitës më pas të zotit Trump në kishë, e cila kishte pësuar disa dëme nga zjarri në bodrumin e saj një natë më parë. Ai tha se masa ishte ndërmarrë për të mbrojtur agjentët e Shtëpisë së Bardhë dhe Shërbimit Sekret që mund të shënjestroheshin nga predha të hedhura nga protestuesit.

”Kam marrë vendimin që të lëvizim perimetrin tonë drejt veriut, me një bllok, për të siguruar mbrojtje shtesë” tha ai. Duke vepruar në këtë mënyrë zoti Barr dislokoi agjentë të shërbimit sekret, policinë e parkut, roje të sjella nga Byroja Federale e Burgjeve, helikopterë dhe personel taktik.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i tha gazetës “The Washington Post” se strategjia e zotit Barr ishte që ta “mbushte zonën” duke vendosur “numrin maksimal të personelit të zbatimit të ligjit në terren”.

Largimi me forcë i protestuesve paqësorë, në mënyrë që zoti Trump të bënte një fotografi, u dënua gjerësisht. Ish-sekretari i Mbrojtjes gjatë administratë Trump, Jim Mattis, lëshoi një deklaratë të rrallë të mërkurën duke denoncuar veprimin dhe duke akuzuar zotin Trump për ndarje të kombit. Ndërsa zoti Esper ka kërkuar të distancohet nga ngjarja, zoti Barr tha se ishte “e përshtatshme” që ai dhe zyrtarë të tjerë ta ndiqnin zotin Trump ndërsa ai shkonte tek kisha./VOA

Pas

Zbardhet plágosja në Shkodër/ Kapet bashkëpuntori, autori ende në kërkim

Para

Dalin fotot, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrárë në pragun e shtëpisë, kònflikti 15-vjeçar që u mori jetën

Para
Dalin fotot, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrárë në pragun e shtëpisë, kònflikti 15-vjeçar që u mori jetën

Dalin fotot, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrárë në pragun e shtëpisë, kònflikti 15-vjeçar që u mori jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.