19:52 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

22:15 | 21/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje të martën Pekinit që të ketë parasysh kushtet e Ukrainës për paqe me Rusinë, teksa presidenti kinez, Xi Jinping po takon presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë. Putin i ka thënë Xi-së se është i hapur për të diskutuar dokumentin 12-pikësh të Pekinit për konfliktin në Ukrainë, në të cilin bëhet thirrje për dialog dhe respektim të sovranitetit territorial të shteteve.

“I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, duke theksuar se Kina ka dështuar që të dënojë luftën e Moskës në Ukrainë. “Prandaj Kina duhet të nisë të kuptojë perspektivën e Ukrainës dhe të angazhohet me presidentin (Volodymyr) Zelensky drejtpërdrejt, nëse dëshiron të jetë serioz për paqen”.

Shefi i aleancës ushtarake të Perëndimit, ka thënë se mirëpret propozimet që mund të çojnë në “paqe të qëndrueshme”. Ai ka thënë se dokumenti i Kinës përmban disa elemente pozitive, përfshirë sigurinë bërthamore, mbrojtjen e civilëve dhe integritetin territorial.

Mirëpo, ai ka paralajmëruar se çfarëdo armëpushimi që nuk respekton sovranitetin e Ukrainës, “do të jetë vetëm rrugë për të ngrirë luftën dhe do t’i mundësojë Rusisë rigrupim dhe risulm”. Kina ka tentuar të portretizojë veten si palë neutrale në konfliktin në Ukrainë, mirëpo Uashingoni ka thënë se lëvizjet e Pekinit mund të jenë “taktika ngecëse” për t’i ndihmuar Moskës.

Stoltenberg ka thënë se nuk ka parë ndonjë dëshmi se Kina është duke dërguar armë në Rusi. “Mirëpo kemi parë disa shenja se diçka e tillë ka qenë kërkesë prej Rusisë dhe se kjo çështje është duke u shqyrtuar nga Pekini”, ka thënë ai. “Mesazhi ynë ka qenë që Kina nuk duhet të dërgojë armë vdekjeprurëse në Rusi”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pas

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Para

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Para
Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Mehmeti: Vizita e SHBA ‘shuplakë’ për Vuçiç, Osmani bëhet ura drejt Uashingtonit

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.