Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka pritur mesditën e sotme një përfaqësi artistësh lidhur me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Artistët janë kryesuar nga aktori Robert Ndrenika, i cili në emër të artistëve ka njohur presidentin me shqetësimet e komunitetit artistik për çështjen e Teatrit.
Presidenti ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe transparencën lidhur me problemet që kanë shoqëruar debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
(F.G/Faxweb.al)