Pas shembjes së urës së Genovas në Itali, reagimet kanë qenë të shumta edhe nga rradhët e politës shqiptare. Ndërkaq befasues ka qenë komenti i këshilltarit italian të kreut të PD-së, i cili ndërsa komenton katastrofën në Itali, nuk ngurron të falenderojë Shqipërinë për të ardhmen që po i jep.
“Falenderoj Shqipërinë që më dha këtë shans për të ndërtuar një të ardhme që ju kampionët italianë s’ma dhatë dot. Turp për ju!
Ju arritët të përmirësonit vetëm mafien”, shkruan ai.
Postimi i plotë
“Turp!
Taksat taksat taksat vetëm taksat që u keni grabitur njerëzve më të mirë në botë, ja arritët të poshtëroni vendin më të bukur në botë, arritët të dërgonit në krizë një nga vendet më të fuqishme në botë. Ne i kishim të gjitha industrinë, turizmin, zejtarinë, modën, futbollin… një popull me profesionistë të mëdhenj.
U treguat të zotë sepse nuk ishte e lehtë ta sillnit Italinë në këto nivele të ulëta. S’ mundët të rregullonit një urë. Falenderoj Shqipërinë që më dha këtë shans për të ndërtuar një të ardhme që ju kampionët italianë s’ma dhatë dot. Turp për ju!
Ju arritët të përmirësonit vetëm mafien”, shkruan këshilltari i Bashës i cili mesa duket ndjehet mirë në këtë vend.