17:16 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shengen për Ballkanin”, Berisha reagon për paktin e Ramës me Vuçiç dhe Zaev: Do të izolojë Kosovën, si pakti Tito-Enver

15:44 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shengen për Ballkanin, derisa Evropa të na pranojë”, Rama bashkon duart me Vuçiç e Zaev: Nuk jemi vende të kategorisë së dytë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama ndërmjet presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev në Novi Sad në Serbi, në kuadër të një samiti të 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim ekonomik rajonal dhe lëvizje të lirë.

Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si “Shengen të Ballkanit, deri sa BE të na përqafojë”.

Për ish-kryeministrin Berisha ky është një pakt si Tito-Enver për bashkimin doganor dhe shënon përçarjen e re ataktive nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!

Sipas Berishës: Ky akt, i cili perveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbise dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.

Se pari izolon dhe veshtireson Kosoven ne qendrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.
Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij.

Postimi i plotë

Shengeni Ballkanik si pakti Tito-Enver per bashkimin doganor!

Ky akt shenon nje perçarje te re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!

Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Shqiperise ne Republike te 7 te ishJugosllavise. Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij perçares antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshem te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacine, Malin e Zi pa republiken e Kosoves.

Ky akt, i cili perveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbise dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.

Se pari izolon dhe veshtireson Kosoven ne qendrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.
Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij. sb

Etiketa: edi ramaenver hoxhapakti shengenSali Berishashengen ballkani
Pas

Shkodër/ Këshilltarët e majtë miratojnë të gjitha propozimet e Voltana Ademit

Para

“Hej Evropë, zgjohu”, Erdogan kërcënon të dërgojë miliona refugjatë nëse e quajnë pushtim ndërhyrjen në Siri

Para
“Hej Evropë, zgjohu”, Erdogan kërcënon të dërgojë miliona refugjatë nëse e quajnë pushtim ndërhyrjen në Siri

"Hej Evropë, zgjohu", Erdogan kërcënon të dërgojë miliona refugjatë nëse e quajnë pushtim ndërhyrjen në Siri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

“Në kujtim të Gentianës”, komuniteti italian homazh për gruan shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti. Stoli ku ndodhi tragjedia lyhet me të kuq…

Erdogan- Putin bisedë telefonike: Vetëm diplomacia do ta zgjidhë çështjen Iran-Izrael

SHBA, arrestohet autori i vrasjes së senatores amerikane dhe bashkëshortit të saj

Izraeli vendos epërsi totale ajrore mbi Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.