Me një konfigurim tërësisht të majtë, Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar të gjitha pikat e propozuara nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi.
Drejtorët ishin thirrur të raportonin, e pasi morën ndonjë pyetje pa shumë thumbim, në fund kartoni jeshil i kaloi 8 pikat e rendit të ditës sic ishte rasti i buxhetit per Teatrin Migjeni dhe KF Vllaznia.
Rrugët e brendshme të Velipojës ishin të vetmet që morën kritika të shoqëruara edhe me akuza mbi cilësinë e punimeve dhe arsyet e përzgjedhjes kush të përfundonte e para.
Mes çështjeve më të rëndësishme, kaloi miratimi i përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP (pronësi), në fshatin Pentar, njësia administrative Dajç, projekti i parë i programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 i bashkise, lista e pjesshme e pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër, buxhet 2019 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2019-2021, dhenia me qera e thertores, si dhe shtesa e planit në buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe përdorimi i fondit rezervë për zbatimin e projektit “Rikonstruksion i godinave në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore për strehim social.
Kujtojmë se Voltana Ademi është kryebashkiakja e vetme në detyrë pas procesit të njëanshëm të 30 Qershorit në radhët e opozitës, e cila nuk ka pranuar ta dorëzojë detyrë pavarësisht se mandati i saj 4-vjeçar ka përfunduar. Shtuar këaj edhe faktin se i zgjedhuri nga radhët e Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri u detyrua të jepte dorëheqjen pas skandalit me ato çfarë kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit ku nuk kishte deklaruar dënimin e tij në Itali.
(F.GJ/FAXWEB.AL)