AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sherr me thika në një lokal, dy persona plagosen rëndë

Një 25 vjeçar ka rënë në pranga pasi plagosi me thikë dy persona.

Ngjarja ndodhi në Vlorë në një lokal në lagjen ”Pavarsia” pasi janë konfliktuar për motive të dobëta. Sipas burimeve zyrtare mësohet se Antonio Veizaj 25 vjeç, plagosi shtetasit K.I., dhe I.I.. Si pasojë e goditjeve personi me iniciale I.I., ka mbetur I plagosur rëndë.

INFORMACIONI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen ”Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

(F.M.Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *