Prona është bërë shkak për një konflikt të ashpër fizik mes dy vëllezrve nga Suhareka njëri prej të cilëve ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore pas dëmtimeve të marra, ndërkohë që tjetri është arrestuar nga autoritetet.
Siç njofton policia, vëllau e ka sulmuar fizikisht vëllaun për shkak të një prone ndërsa ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme.
“Suharekë 01.01.2020-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)