Një sherr mes policisë dhe një personi në Vlorë ka agravuar edhe në konfrontim fizik. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë ndërsa në rrjet u shpërndanë pamje nga përleshja.
Në fillim nuk dihej shkaku i sherrit ndërsa tani janë zbardhur detaje nga konflikti i mbrëmshëm. Mësohet se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë gjobitur qytetarin i cili është i përfshirë në sherr.
Pas marrjes së gjobët pronari e pikës së monopatinave ka reaguar ashpër duke sjellë përplasje me efektivët e policisë. Më tej bëhet me dije se pronarët e monopatinëve ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.
Gjithashtu bëhet me dije se dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim. Po ashtu mësohet se bashkia ka pezulluar aktivitetin e biznesit.