04:21 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Sherri për paratë e grabitura në Rinas, i penduari nxjerr sekretet dhe organizimin e bandës

10:05 | 01/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri për paratë e grabitura në Rinas, i penduari nxjerr sekretet dhe organizimin e bandës

Grabitja e rreth 7 milionë eurove në rrugën Tiranë-Rinas dhe në zonën e Qafë-Kasharit, ishte kthyer në mollë sherri për autorët e kësja grabitjeje. Ata kanë pasur kontradikta mes tyre në lidhje me ndarjen e parave që përfitonin nga krimet, shkruan një portal online.

“I penduari” Admir Çerpja ka treguar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se ka pasur mosmarrëveshje së fundi me të arrestuarin Dash Kupa. Kjo kontadotë ka ndodhur  në lidhje me shumën e parave që ka përfituar pas grabitjes  në rrugë pranë aeroportit.

“Nga deklarimi i shtetasit Admir Çerpja, ai e ka pranuar faktin se ka marrë pjesë në të dyja ngjarjet e vjedhjes së datës 03.12.2015 dhe 09.02.2017, duke sqaruar edhe rolin e tij (si informator) dhe të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje. Po ashtu, ai ka deklaruar se në këto ngjarje ka qenë edhe shtetasi Dash Kupa. Ai ka deklaruar se si rezultat i këtij bashkëpunimi ka përfituar nga vjedhja e parë vlerën monetare prej 70000 paund, të cilët i ka shpenzuar, ndërsa për vlerën monetare të përfituar nga vjedhja e dytë ai ka deklaruar se ashtu siç e kishte marrë e mbante të fshehur, të vendosura në një tenxhere hermetike dhe të groposur afër banesës së tij në Bathore”, thanë burimet e Prokurorisë.

Pas kapjes nga autoritetet, njëri pas tjetrit grabitësit filluan të dëshmonin në polici duke treguar “fajet e tyre dhe të shokëve”.

Nga të gjithë personat e arrestuar deri tani, të vetmit që nuk kanë pranuar të flasin e të japin shpjegime janë Ernest Kupa dhe Dash Kupa, të dy të afërm të Ilir Kupës, shqiptarit të njohur për arratisjen nga burgu në Greqi.

Po kështu në dëshminë e Admir Çerpja shkruhet se ai ka thënë se në grabitjen e 9 shkurtit roli i tij ka qenë të qëndronte në vëzhgim te rrethrrotullimi i Doganës në Tiranë, e të njoftonte grupin kur aty të kalonin makinat e blinduara ku ndodheshin paratë. Çerpja ka thënë se Dash Kupa i ka dhënë rreth 70 mijë paund, ndërsa ka pretenduar se ideja e fshehjes së parave në tenxhere me presion ka qenë pikërisht e të arrestuarit të fundit (Dash Kupa).

Admir Çerpja, i cili pritet të marrë statusin e të penduarit, ka thënë se Dash Kupa ka qenë ai që ndante paratë pas secilës grabitje, duke i faturuar atij rolin e organizatorit në aktivitetin kriminal bashkë me të kërkuarin Admir Murataj.

Rolet në grupin e grabitësve:

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vetëm pak ditë që ka marrë në dorë dosjen e grupit të grabitësve, por bazuar në provat e mbledhura më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe veprimet e kryera së fundi dyshon se Admir Murataj dhe Dash Kupa janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë-Kashar-Rinas.

Sipas informacioneve policore, njohja mes këtyre dy personave dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Prokuroria ka dyshime se janë këta dy të dyshuar, Admir Murataj dhe Dash Kupa, që kanë gjetur personat e tjerë me të cilët kanë kryer grabitjet.

Dy organizatorët dyshohet se kanë siguruar edhe armët, si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, para, gjatë dhe pas secilës nga grabitjet. Informacioni për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit.

Pas dhënies së informacionit, prokuroria tregon se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Fatjon Xhyliu (ishpolic privat), Ditjon Memlikaj )ish-komandi) dhe Admir Çerpja (informator). Mendohet se paratë në formën e shpërblimit pas çdo grabitjeje i shpërndante Neim Avdulaj, edhe ky ish-komando, person i njohur më së shumti me Ditjon Memlikën e Fajton Xhyliun. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: BANADAI PANDEHURIPARATE E GRABITURArinas
Pas

Rriten normat e interesit për kreditë në lekë, ulje të ndjeshme pësojnë vetëm…

Para

31 kilogramë drogë në bagazhin e “Benz”-it, si u pikas 32-vjeçari nga Hasi (FOTOT)

Para
31 kilogramë drogë në bagazhin e “Benz”-it, si u pikas 32-vjeçari nga Hasi (FOTOT)

31 kilogramë drogë në bagazhin e “Benz”-it, si u pikas 32-vjeçari nga Hasi (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.