Numrin e lartë të viktimave nga koronavirusi në Europë pas Italisë, Spanjës dhe Francës po e përjeton edhe Britania e Madhe.
621 pacientë të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve në këtë vend duke e çuar numrin total të viktimave në 4,934.
Departamenti i Shëndetësisë në Angli bën me dije se nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm, kanë rezultuar pozitiv 5903 persona duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 47.806.
Ndërkohë Uellsi raportoi 12 vdekje të tjera të njerëzve që kishin testuar pozitivisht për Covid-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në vend në 166. Ndërsa në Skoci numri i viktimave ka shkuar në 220.