Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vite burg një 56-vjeçar pasi është akuzuar për përdhunimin ndaj nuses së djalit të bashkëjetueses së tij. Sh. Zarka është arrestuar më date 5 korrik të këtij viti, ndërsa kallëzimi është bërë nga Xh. Kovaçi. Kjo e fundit ka pretenduar se bashkëjetuesi i vjehrrës së saj ka abuzuar seksualisht me të dy herë, shkruan gazeta Shekulli. Po kështu e dëmtuara Xh.Kovaçi rezulton se është shtatzënë.
“Vjehrra bashkëjeton me Sh. Zarkën, i cili është me banim në Valias. Më datë 03.06.2016, unë së bashku me kunatën time, E. K, ku me vete kisha vetëm djalin tim M. K., kemi shkuar tek vjehrra jonë, L. Kovaçi. Ajo bashkëjeton me Zarkën, ndërsa ne na kishte ftuar për drekë. Kemi shkuar në banesën e tij ku jemi ulur për të ngrënë drekë. Pasi kemi mbaruar drekën, jemi ulur për të pushuar. Unë, djali dhe kunata kemi shkuar në një dhomë gjumi për të fjetur”, ka treguar e dhunuara para gjykatës.
Nusja e djalit tregon sesi u përdhunua nga 56-vjeçari:
“Pas pesë minutash, pasi ne ishim futur në dhomë, ka hyrë Sh. Zarka, i cili mbante në dorë dy gota me birrë, që të pinim dhe ne. Ne i kemi thënë se nuk na pihet më dhe jemi ulur për të pushuar. Ai ka vazhduar të na thotë se duhet të pini gotat e birrës, si dhe kur ne e kemi kundërshtuar ai m’i ka hedhur gotat në kokë.m Njërën e ka gjuajtur në drejtimin tim e pasi i jam shmangur, gota ka rënë në mur duke u thyer mbi dysheme. Kurse me gotën e dytë më ka goditur në kokë në anën e majtë të saj, mbi vesh. Në këtë moment më ka kapur nga flokët duke më ulur në dysheme, ka filluar të më gjuajë me grushte dhe me shkelma në të gjithë trupin. Në këtë moment kunata e frikësuar ka marrë djalin dhe është larguar nga banesa. Ndërkohë, ai ka hyrë në dhomë, ka mbyllur derën, nën kërcënimin e një thike më ka zhveshur duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mua. Pasi ka mbaruar punë, më ka thënë të rrija shtrirë përpara tij derisa të thoshte ai që të çohesha. Me pas, siç isha e zhveshur më ka thënë të ngrihesha në këmbë, të rrotullohesha rreth tij që të më shihte, ku dhe unë kështu bëra. Vazhdonte të më kërcënonte me thikë në dorë, ndërsa thoshte se do të dalësh nga dhoma kur të të them unë, pasi nuk kam mbaruar qejfin akoma”, ka treguar Xh. Kovaci.
Po kështu vjerra e saj i ka kapur në flangrancë bashkëjetuesin e saj dhe nuesn e djalit në përfundim të aktit seksual.
“Kur është futur ajo, në një moment që të dy ishim të zhveshur, ai i ka thënë: “shihe nusen e djalit se çfarë po i bëj. Vjehrra e ka marrë me të mira duke i thënë: “hajde merru me mua dhe lere nusen”. Sh. Zarka i ka thënë vjehrrës: “më bëj një kafe”, dhe më pas duke më kërcënuar ka filluar të më dhunoje seksualisht përsëri. Pasi ka mbaruar punë, më ka thënë: “çohu, vishu dhe dil jashtë”. Abuzoi me mua dy herë, njëra pas tjetrës”, ka treguar Xh.Kovaçi.
Pyetje: A e njihnit me pare shtetasin Sh. Zarka?
Përgjigjie: Jo nuk kam patur njohje me pare me kete person.
Pyetje: Ju gjate drekes keni vene re Sh. ka treguar interes ndaj jush?
Përgjigjie: Jo gjate drekes nuk kam vene re nje gje te tille.
Pyetje: Atehere si ka ndodhur qe Shpëtimi ju dhunoi sekualisht ne banesen e tij ne pranine e vjehrres dhe te kunates tuaj?
Përgjigjie: Une nuk di gje per kete, por nje gje di qe ai ishte i pire dhe nen kercenimin e vazhdueshem me nje thike qe mbante ne duar me dhunoi seksualishte dy here njera pas tjetres.
Pyetje: Ç’farë ju ka ofruar ne kembim te ketij akti sekual?
Përgjigjie: Jo nuk me ka ofruar asgje pervecse dy gota birre te cilat mi ka derdhur duke me gjuajtur me to.
56-vjeçarin e ka dënuar gjykata me 3 vjet e katër muaj. Sipas vendimit të gjykatës rezulton se vjehrra ka ftuar nusen për drekë në shtëpi dhe pas dreke, bashkëjetuesi, Sh. Zarka ka hyrë në dhomën ku nusja po pushonte dhe pasi e ka kërcënuar me thikë, e ka përdhunuar, shkruan një portal online.
Por, në dëshminë që vetë përdhunuesi ka dhënë në gjykatë, është shprehur se nusja e djalit ka shkuar me dëshirën e saj në krevatin e tij dhe ai e ka nxjerrë jashtë.
Ndër të tjera në vendimin e gjykatës thuhet: “Ndërsa sipas deklarimeve të të pandehurit Sh. Zarka, ndër të tjera ai pretendon se ditën e ngjarjes, pasi kanë ngrënë drekë, e dëmtuara i ka shkuar në dhome dhe i është futur në shtrat. Ai e ka shtyrë për ta nxjerrë jashtë, ku në atë kohë në dhomë ka shkuar bashkjetuesja e tij L. Kovaci. Ai nuk ka pranuar faktin që të ketë kryer marrëdhenie seksuale me dhune me shtetasen Xh. Kovaci”.
Detaje:
Nga Procesverbali i kqyres së jashtme fizike e kallëzues rezulton se, ajo ka dëmtime që janë shkaktuar si pasojë e veprimeve të dhunshme. Gjithashtu në bazë të Aktit të Ekspertimit Nr. 690, date 19. 07. 2016 për shtetasen Xh. Kovaci rezulton se, ajo ka pesuar dëmtime dhe konkretisht: hematome e hundës, ekimoze të supit të majte, në kofshën e majtë verehen 3 ekimoza si dhe një ekimoze në kofshen e djathtë në pjesën e brendshme të saj. Gjithashtu e dëmtuara rezulton se është shtatzanë. Këto dëmtime futen në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftesisë së përkoheshme për punë mbi 9 dite. Sa më sipër rezulton, organi i akuzës, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Sh. Zarka për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga Neni 102/1 te K.Penal.
Dëshmia e vjehrrës:
Ndërsa mbrojtja e të pandehurit parashtroi dhe pretendoi përfundimisht se: Shtetesja L. Kovaci (vjehrra) që ka qenë prezent në ditën që pretendohet se ka ndodhur ngjarja ka lëshuar një deklarate noteriale, që ndodhet në dosjen e këtij procedimi, ku hedh poshtë të gjitha pretendimet e saj duke thënë qe ajo gënjen për ca ka deklaruar dhe se asgjë nga ato që ka thënë nuk janë te vërteta. Më pas ka insistuar vetë të japi deklarimin e saj ne Prokurori dhe ështe bërë e mundur pyetja e saj. Në deklarimin e dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, me procesverbalin të mbajtur në datë 29.09.2016, deklaruesja L. Kovaci ka thënë se më datë 01.07.2016 nusja ime Xh. ka ardhur të shpia ime në Valias. Ajo ka qenë me djalin e vogël dhe ka ardhur rreth ores 09.30.
Pasi ka ardhur kemi bërë të dyja dreken, kemi hëngër drekë unë, Xhensila dhe Shpëtimi, ku pas darke kemi dalë nga shtëpia. Ajo ka ikur për në Tiranë. Pas 5 ditesh ajo ka bërë denoncimin në fjale. “Dua të sqaroj se, kur ka ardhur në shtepinë tonë, ajo ka patur shenja nxirje në trup, si dhe une e kam pyetur se përse kishte ato te nxira, ajo më ka thënë se ishte rrëzuar. Dua të sqaroj se Xhensila pi alkool dhe del në rruge, ku më kanë thënë se ajo pi hashash.
(J.V/Shuplaka)