Gazetari Arian Çani ka komentuar replikat e ndërsjellta mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha ku teksa i drejtohet kryeministrit me emrin “Ramsi” shprehet se është dakort me masat e tij drastike.
Natyrisht gazetari ka bërë ironi duke shtuar se i vjen thjesht keq qe nuk po mbyll ende rrjetet sociale diarre, ndërkohë që talljen me Bashën e quan gabim duke argumentuar se Basha ne fakt nuk po ben gje tjeter veçse po propozon fiks masat qe çdo kryeministër normal ne Europen demokratikë
“Ramsi beri shume mirë qe mori masa drastike. Un jam dakord me Ramsin. Me vjen thjesht keq qe nuk po mbyll ende rrjetet sociale diarre. Por ndërkohe Ramsi po bën shume gabim qe tallet sot prape me Bashen. I thotë ‘fli gjumë dhe laj sytë kur te zgjohesh’. Ok. Por Basha ne fakt nuk po ben gje tjeter veçse po propozon fiks masat qe çdo kryeministër normal ne Europen demokratikë, është duke deklaruar per t’i ardhur ne ndihme ekonomike çdo qytetari ose biznesi qe për shkak te Corones është ne karantine. Mjafton t’i hidhni një sy lajmeve ne gjuhen angleze, franceze ose italiane dhe do ta kuptoni menjëherë qe Basha nuk është aspak ne gjumë”, thekson Çani.