Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, në lidhje me heqjen e Shqiponjës në doganë. Basha shkruan se hajdutëria e Ramës, nuk ka kufi dhe nuk ndalet para asgjëje as para fëmijëve që qajnë, aq më tepër para simboleve kombëtare. Basha paralajmëron që nesër do të publikojnë me fakte dhe dokumenta skemën e hajdutërisë te Unaza e Re.
”Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkruan Basha.
Kujtojmë se Rama në një reagim të mëparshëm shkruante se petashuqja tredimensionale e lekut duke iu referuar ’Shqiponjës”, nuk kthehet dot në një monument tredimensional.
“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist!”- shkruante Rama.
(J.D/Faxweb.al)