Policia e Tiranë ska vënë në pranga katër persona të cilët shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Fax News raporton se personat e vënë në pranga janë:
- Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
- Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
- Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
- Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe ‘’Heqja e paligjshme e lirisë”.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë mësohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, shisnin lëndë narkotike “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t’u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Petrit Ndoci, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “ Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186 i Kodit Penal.
(F.M/Faxweb)