Të gjithë e mendojmë se kanceri dhe sëmundjet e zemër janë më problematiket në ditët e sotme për shëndëtin tonë, por e kemi gabim. Shkaktari kryesor i sëmundjeve ose paaftësisë nuk është kanceri apo sëmundjet e zemrës: është depresioni.
Të paktën kështu është raportuar edhe nga Organziata Botërore e Shëndetit e cila ka zbuluar se 300 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni dhe vetëm gjysma e tyre kurohet për këtë sëmundje, shkruan “Gazeta Shëndeti”.
Këto shifta nga OBSH janë bërë të ditura pak ditë para Ditës Botërore të Shëndetit, më 7 prill, si pjesë e fushatës 1-vjeçare “Depresioni, le të flasim”. Sipas statistikave numri i njerëzve që vuajnë nga depresioni është rritur me 18% nga viti 2005 në vitin 2015.
Organizata po përpiqet të ndërgjegjësojë më shumë njerëz në lidhje me një temë që shumë prej tyre kanë frikë apo të flasin në publik për veten e tyre.
OBSH u bën thirrje shteteve në të gjithë botën që të investojnë më shumë në trajtimet për shëndetin mendor dhe të ofrojnë më shumë mbështetje për njerëzit që vuajnë nga depresioni.
“Këto shifra të reja janë një thirrje alarmi për të gjitha shtetet që të rimendojnë objektivat e tyre lidhur me shëndetin mendor dhe ta trajtojnë atë me urgjencën që meriton”, u shpreh Margaret Chan, drejtorja e përgjithshme e OBSH-së, gjatë një deklarate për shtyp. (J.V/Shuplaka)