07:06 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkarkimi i Elvis Roshit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Kavajë, ja ç’thotë Kushtetuta

20:09 | 29/12/2016
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimi i Elvis Roshit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Kavajë, ja ç’thotë Kushtetuta

Heqja e mandatit nga KQZ dhe shkarkimi nga qeveria i Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës i hap rrugën një tjetër procesi, atij të zgjedhjeve të parakohshme në qytetin në fjalë.

Sipas Kushtetutusë, kjo do të thotë, se nëse nuk ka ankimim nga vetë ish kryetari i bashkisë Kavajë, procedura mbyllet brenda 15-20 ditëve dhe Presidenti shpall zgjedhjet e reja midis 30-45 ditëve pasuese. Nëse ka ankimim brenda këtij afati, atëherë procesi shtyhet në varësi nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Praktikat e deritanishme kanë treguar se praktika të tilla kanë zgjedhur 3-4 muaj.

“Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”. Të njëjtën logjikë që lidh aktin e KQZ për mandatin, atë të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, të drejtën e animimit në Gjykatën Kushtetuese dhe periudhën e vendimmarrjes prej saj, – rregullon edhe Kodi Zgjedhor (neni 10). Konkretisht, “në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar (rasti Kavajë) zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”, thotë neni 115 i Kushtetutës.

Mund të ndodhë që zgjedhjet në Kavajë mund të bëhen në prag të fushatës elektorale parlamentare, pra partitë konkurrojnë në Kavajë dy herë brenda një periudhe tremujore, diçka e pazakontë për traditën e zgjedhjeve shqiptare. (A.R/SHUPLAKA)

Neni 115 i Kushtetutës:

ligji4-copy

Etiketa: Elvis RoshiKavajezgjedhje
Pas

Pas shkarkimit të Roshit, reagon avokati: Do ta ankimoj vendimin në Gjykatën Kushtetuese!

Para

Varësia ndaj teknologjisë, si t’i mbajmë fëmijët larg ekraneve

Para
Varësia ndaj teknologjisë, si t’i mbajmë fëmijët larg ekraneve

Varësia ndaj teknologjisë, si t’i mbajmë fëmijët larg ekraneve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.