Janë shkarkuar nga detyra dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ka qenë administratori i OSHEE-së në Gjirokastër, Haki Rama, i cili ka marrë vendimin për shkarkimin e dy punonjësve.
Konkretisht referuar “OraNews”, raportohet të jenë shkarkuar: Ilir Halaj, me detyrë shef agjencie në Koplik dhe Ziso Nasho, shef sektori teknik në njësinë e Sarandës.
Ende nuk ka informacione lidhur me arsyet e shkarkimeve të tyre nga detyra.
(XH.A/SHUPLAKA)