Shoqata e Inxhinierëve doli pak minuta më parë në një deklaratë për mediat, ku renditën 3 propozime për qeverinë me qëllim që Shqipëria të bëjë hapa përpara në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.
Së pari, Shoqata e Inxhinierëve kërkoi një takim urgjent nesër me përfaqësues nga të gjithë fushat me qëllim që të gjendet një zgjidhje dhe të diskutohet për idetë e gjithësecilit. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 16:00 tek Hotel Tirana.
Çdo specialist që kërkon të shprehë mendimin e tij, ka mundësi të dërgojë një email për të treguar edhe kohën që i nevojitet në dispozicion për të shpalosur planin e tij për t’u mbrojtur nga tërmetet. Propozimi i dytë i Shoqatës së Inxhinierëve ishte ngritja e një grupi pune për të analizuar faktorët që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e banesave gjatë tërmetit.
Po ashtu, Shoqata e Inxhinierëve i kërkoi qeverisë që të pajisë grupin e punës me pajisje laboratorike në terren.
Ndërsa si pikë të tretë, Shoqata e Ixhinierëve kërkoi miratimin sa më parë të krijimit të urdhrit të inxhinierëve në Shqipëri. Sipas saj, është urgjente marrja e këtyre masave.
(M. I./ Faxweb.al)