07:14 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetëm 5 ditë të martuar, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Librazhd: Dyshohet se i kanë helmuar, vinte era fotoksinë, por në dhomë…

16:18 | 13/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Paja ende e pahapur, dalin pamjet brenda dhomës së çiftit të helmuar që u martua 5 ditë më parë

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi për helmimin e çiftit të sapomartuar në Librazhd, ku Rezarta Hajdari 19 vjeçe gjeti vdekjen dhe Olsian Hajdari po kurohet në spital në gjendje të rëndë.

Burime për Fax News nga policia bëjnë me dije se pista ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Të dy të rinjve sipas mjekëve u vinte aroma fotoksinë, por asnjë ambalazh fotoksine nuk është gjendur në dhomën ku u gjetën të rinjtë.

Vajzës në morgun e qytetit ka nisur ti ndjehet era e fortë e helmit, pasi në momentet e mbërritjes në spital mjekët ishin ende të paqartë me shkaqet e vdekjes.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut, sasia e fotoksinës është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë tretur në ushqim ose në pije.

Sipas tyre duhen disa orë nga konsumi që era e fotoksinës të dalë si aromë pasi është thithur nga organizmi nëpërmjet lëngut apo ushqimit të konsumuar.

Policia e Elbasanit dyshon që çifti i të rinjve të jenë helmuar, jo vetëhelmuar, megjithate kjo mbetet ende një pistë për të cilen policia po merr në pyetje persona të afërt të familjes.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë, dhe po mbahet i intubuar.

Misteri në lidhje me pistën e vetëhelmimit mbetet mbi arsyet që kanë shtyrë të rinjtë drejt këtij akti fatal, ndërkohë që ishin martuar vetëm 5 ditë më parë. Vëllai i Rezartës, është ai që ka vënë kujën në spitalin e Elbasanit, dhe ku duket se hedh dyshime të forta mbi ngjarjen, teksa kërkon që të gjejë vrasësit e motrës së tij.

“Oh Zot, kush ta bëri të keqen ty, oh Zot! Kush qe ai dorëmallkuar që ta bëri këtë, kush qe?! Ça mi bënë motrës teme, ku qenë ato, ku janë të iki ti vras, ti shuaj të gjithë”, janë disa nga thirrjet rrëqethëse të të riut.

Kujdes pamjet e mëposhtme janë të rënda:

“Djali u gjet me shkumë në gojë, nusja gjysmë e vdekur”, detaje mbi çiftin Hajdari: Gjendja ekonomike e mirë, nuk ishin hequr zbukurimet e…

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: olsian hajdarirezarta hajdari
Pas

Shkatërrimi i banesave, Shoqata e Inxhinierëve zbardh 3 propozimet për zgjidhjen e situatës: Është emergjente

Para

“Për shtëpinë hymë në borxhe”, familja në Thumanë apelon për ndihmë: Po hamë bukë thatë

Para
“Për shtëpinë hymë në borxhe”, familja në Thumanë apelon për ndihmë: Po hamë bukë thatë

“Për shtëpinë hymë në borxhe”, familja në Thumanë apelon për ndihmë: Po hamë bukë thatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria po plaket,grupmosha mbi 60 vjeç zë një të tretën e popullsisë më 2024

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.