Në Durrës është shkatërruar banda që shiste kokainë dhe janë arrestuar 3 persona, mes tyre edhe një femër.
Këto arrestime kanë ardhur pasi u sekuestruan nga policia rreth 0.5 kilogramë dorgë, një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher, vlera monetare në lekë dhe Euro, si edhe 4 aparatë telefoni celularë.
DETAJE:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore kanë goditur një rast të drogave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Segmenti”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës;
•Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;
•Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i trye u bë pasi:
Më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm I’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; •një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher; • vlera monetare në lekë dhe Euro; •4 aparatë telefoni celularë.
Roli i shtetasve të arrestuar:
Shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë.
Shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali i’a jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste.
Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: •”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Laurian Malko parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal; •” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në mgarkim të shtetasve Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)