Ata janë një nga çiftet më të përfolur kohët e fundit dhe fansat e tyre janë shumë të interesuar për ta. Fjalën e kemi për Shkëlzen Berishën dhe Armina Mevlanin, që janë shumë të dashuruar më njëri-tjetrin dhe në jetën e tyre si çift nuk mungojnë as surpzizat për njëri-tjetrin.
Këtë herë ka qenë Armina e cila e ka suprizuar Shkëlzenin duke i çuar lule në zyrën e tij, pasi ai sot feston ditëlindjen e tij. Lulet e bardha të vendosuta në formë zemre në një kuti blu janë surpriza më e bukur për Shkëlzenin në këtë 38-vjetor të tij.
“Surpriza më e bukur për të nisur ditën nga zemra ime Armina Mevlani.”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook, ndësa poston edhe foton e mëposhtme. (J.V/Shuplaka)