Veshja e kryeministrit Edi Rama në ditën e Pavarësisë, ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale, si nga politika, VIP-at, ashtu edhe nga qytetarët e thjeshtë.
Në vazhdën e reagimeve është edhe ai i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ma anë të një postimi në rrjetet sociale ai teksa ka publikuar një fotografi të kryeministrit Rama me çitjane gjatë ceremonisë në nder të “28 Nëntorit”, ironizon teksa thotë: “Falënderojmë Zotin që nuk e kemi festën e Flamurit në verë”
Postimi i Shkëlzen Berishës:
(B.B. Faxweb.al)