Kartolina e Krishtlindjeve është një traditë, të cilën e kemi parë se e respekton rregullisht familja mbretërore.
Megjithatë këtë vit, duket se dhe ‘bloggerja’ e njohur, Armina Mevlani ka zgjedhur t’i urojë festat në të njëjtën formë. Ajo ka publikuar një foto të kapur poshtë pemës së Vitit të Ri, ku shfaqet pranë partnerit të saj, Shkëlzen Berisha dhe maces së saj të preferuar.
Ajo çfarë bie në sy është pamja me të cilën dyshja është shfaqur, të dy të veshur me pizhamat e Krishtlindjeve.
“Kartolina e Krishtlindjeve. Gëzuar Krishtlindjes nga familja jone tek e juaja, me dashuri Armina dhe Zeni”, ka shkruar Mevlani në postimin e fundit.
View this post on Instagram
Christmas Postcard ❤️. Merry Christmas from our family to yours?! With love A&Z