Shkëlzen Berisha ka thumbuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se ai kërkon ta lënë vetëm në timon por ai nuk ka as patentë. “Ky që kërkon ta lënë të vetëm në timon, nuk ka as patentë”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Sjellim në vëmendje që Edi Rama ka theksuar para disa ditësh që PS duhet të fitojë në 25 qershor pa mbajtur të tjerë në prehër. Po kështu edhe Saimir Tahiri gjatë fushatës në Tiranë, aty po kandidon për deputet ka theksuar se “makina nuk drejtohet me dy timonë”.
Mesa duket edhe Shkëlzen Berisha nuk ka hezituar duke i treguar Ramës se nuk ka patentë për të drejtuar një makinë. (J.V/Shuplaka)