Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me rrëzimin e ashensorit dje në mbrëmje në Tiranë dhe ku mbetën të plagosur një çift bashkëshortësh. Sipas policisë shkak është bërë tejkalimi i kapacitetit. Kjo pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona.
Sakaq 2 të dëmtuarit mësohet se pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë.
Njoftimi i policise:
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.