Gazetari Çim Peka i është shtuar reagimeve pas vrasjes së 35-vjeçari grek Kostantinos Katsifas.
Teksa ka kometnuar ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, Peka tha nga studio e emisionit “Open” se Katsifas “i kanë thënë shko e provoko se nuk të vret njeri”.
Ai shprehet se atë e kanë çuar për tu vrarë në Bularat.
“Të jem i sinqertë nuk ka panik. Nuk ka reagim. Nuk ishte ndonjë reaksion. Më shumë po e ngrejnë mediat. Ai ka bërë shfaqje. I kanë thënë ikë provoko se nuk të vret njeri. Në këtë aspekt kjo është më shumë se çështje diplomatike, është hetimore. A e kanë çuar për tu vrarë? Mendimi im është po.”, tha ndër të tjera Peka.
(B.B/ Faxweb.al)