04:13 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkodër/ Këshilltarët e majtë miratojnë të gjitha propozimet e Voltana Ademit

15:41 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkodër/ Këshilltarët e majtë miratojnë të gjitha propozimet e Voltana Ademit

Me një konfigurim tërësisht të majtë, Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar të gjitha pikat  e propozuara nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi.

Drejtorët ishin thirrur të raportonin, e pasi morën ndonjë pyetje pa shumë thumbim, në fund kartoni jeshil i kaloi 8 pikat e rendit të ditës sic ishte rasti i buxhetit per Teatrin Migjeni dhe KF Vllaznia.

Rrugët e brendshme të Velipojës ishin të vetmet që morën kritika të shoqëruara edhe me akuza mbi cilësinë e punimeve dhe arsyet e përzgjedhjes kush të përfundonte e para.

Mes çështjeve më të rëndësishme, kaloi miratimi i përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP (pronësi), në fshatin Pentar, njësia administrative Dajç, projekti i parë i programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 i bashkise, lista e pjesshme e pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër, buxhet 2019 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2019-2021, dhenia me qera e thertores, si dhe shtesa e planit në buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe përdorimi i fondit rezervë për zbatimin e projektit “Rikonstruksion i godinave në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore për strehim social.

Kujtojmë se Voltana Ademi është kryebashkiakja e vetme në detyrë pas procesit të njëanshëm të 30 Qershorit në radhët e opozitës, e cila nuk ka pranuar ta dorëzojë detyrë pavarësisht se mandati i saj 4-vjeçar ka përfunduar. Shtuar këaj edhe faktin se i zgjedhuri nga radhët e Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri u detyrua të jepte dorëheqjen pas skandalit me ato çfarë kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit ku nuk kishte deklaruar dënimin e tij në Itali.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: KESHILLI BASHKIAK SHKODERSOCIALISTET MIRATOJNE PROPOZIMET E VOLTANA ADEMITVoltana Ademi
Pas

Ra nga kati i gjashtë i pallatit, Partizani flet për gjendjen shëndetësore të Aldo Teqjat

Para

“Shengen për Ballkanin”, Berisha reagon për paktin e Ramës me Vuçiç dhe Zaev: Do të izolojë Kosovën, si pakti Tito-Enver

Para
“Shengen për Ballkanin, derisa Evropa të na pranojë”, Rama bashkon duart me Vuçiç e Zaev: Nuk jemi vende të kategorisë së dytë

"Shengen për Ballkanin", Berisha reagon për paktin e Ramës me Vuçiç dhe Zaev: Do të izolojë Kosovën, si pakti Tito-Enver

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.