00:50 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkolla bëhet më e shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe mjeteve shkollore

10:35 | 11/09/2019
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0

Librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjta këtë vit. Teksa pjesa dërrmuese e çmimeve të shportës së mallrave ka shënuar rënie ose rritje shumë të dobët këtë vit, artikujt dhe pajisjet shkollore janë rritur me ritme më të larta se zakonisht.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i librave dhe mjeteve shkollore shënoi rritje me 7.6% në muajin gusht të vitit 2019, në raport me një vit më parë, ndërsa në vitet e tjera, ky ndryshim ishte më pak se 3%.

Artikujt shkollorë shënuan rritjen më të lartë ndër mallrat e shportës këtë vit pas frutave, çmimet e të cilave në gusht 2019 ishin 11% më të larta.
Bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin me artikuj për nxënës, nga viti në vit, po hasin vështirësi për shkak se numri i fëmijëve po bie me ritme të shpejta. Tregtarët e kancelarive e pohojnë këtë fakt, por sipas tyre, çmimet e larta po diktohen nga zëvendësimi i produkteve më të lira me produkte më të shtrenjta.

Mimoza, e cila prej vitesh shet mjete kancelarie në zonën e Selvisë, thotë se rënia e numrit të nxënësve po ndihet te shitjet. Nga ana tjetër, prindërit i kanë rritur shpenzimet për fëmijët.

Ajo thotë se tashmë merr furnizime më cilësore, duke pohuar se janë rritur shitjet e stilolapsave që kushtojnë 300 lekë të reja, kurse vite më parë nuk i bënin këto lloj furnizimesh, pasi nuk kishte shitje. Nga të dhënat e INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë kanë rënë në 98.8% në shtator të vitit 2018 (indeksi bazë 100 në vitin 2010). Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë ishin më të ulëta se në vitin 2010, dhe me ulje edhe me një vit më parë në shtator 2018, kur volumet e tregtimit ishin 102%.

Në kushtet e rënies së numrit të nxënësve dhe të rritjes së bizneseve të kësaj fushe, vëzhgimet tregojnë se çmimet e mjeteve shkollore rriten vazhdimisht, pasi tregtuesit po marrin më pak produkte me çmime më të shtrenjta./Monitor.al

Pas

VIDEO/ Skandali me pasaportat e futbollistëve, flet Andi Lila: 100% na i kanë…

Para

Përplasja me thika brenda servisit në Vlorë, zbardhen detaje si nisi sherri

Para
VIDEO/ Shqiptari rrihet keq me londinezin: Do të q* ropt, motherfu*ker (e bija pa gjithçka)

Përplasja me thika brenda servisit në Vlorë, zbardhen detaje si nisi sherri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.