Prej 5 ditësh studentët e universiteteve publike vijojnë protestat e tyre përballë ministrisë së Arsimit, ku edhe kanë rënditur 8 kërkesat e tyre, ku spikat përgjysmimi i tarifës së studimit, heqja e tarifës shtesë, përmirësimi i kushteve në konvikte etj.
Ndërsa deri më tani kanë qarkulluar 2 shkresa me kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë, një tjetër dokument ka mbërritur në adresë të “Faxweb.al”, ku pasqyrohen tashmë jo 8 por 15 kërkesa të studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Në hyrje të kësaj shkrese shkruhet:
“Studentët kërkojnë mirëkuptim për të gjithë kërkesat e listuara. Këto janë kërkesat e çdo studenti të institucioneve publike të larta arsimore dhe kërkohet të zbatohen në secilin prej tyre. Premtojmë se, në rast të mosplotësimit të tyre, do jemi të gatshëm të rikthehemi me protesta që në momentin e parë. Për rrjedhojë, fillimi i sezonit të radhës të provimeve, dhe semestrit të radhës mësimorë do të jenë logjikshëm dy momentet ku presim rezultate për kërkesat e listuara mëposhtë. Në rast mosplotësimi,
do bojkotojmë kryerjen e pagesave për tarifat shkollore, sezonin e provimeve, ashtu si dhe vazhdimin e semestrit të radhës mësimorë. Do të rikthehemi në protestë. Ҫdo dhjetor do të jemi në protestë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve.”
Kujtojmë se studentët gjatë protestës thanë se e vetmja shkresë e tyre është ajo me 8 kërkesa të shkruara me shkrim dore, ndërsa të tjerat janë për të krijuar përçarje.
Nuk dihet nëse kjo kërkesë ka shkuar në Ministri.
Më poshtë dokumenti i plotë:
(B.B/ Faxweb.al)