Janë gjetur edhe 8 persona të tjerë nën rrënojat e hotelit Rigipiano, në Itali, pasi një ortek e shkatërroi resortin malor rreth 6 ditë më përpara.
Sipas mediave italiane ka shkuar në 17 numri i viktimave që janë gjendur poshtë rrënojave të hotelit, pasi orët e fundit janë gjetur trupat e 4 burrave dhe 4 grave.
Ndërsa koha kalon, shuhen edhe shpresat për 12 personat e tjerë që ndodhen të bllokuar në hotelin e shkatërruar nga orteku.
Zjarrfikësit po mundohen të hapin një vrimë përmes murit 80 centimetrash të hotelit. Shpresat që këto persona të gjenden të gjallë në këtë hotel nuk shuhen, pasi ditën e hënë u nxorrën 3 këlyshë të vegjël të hotelit. (K.P/Shuplaka)