Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi. Një grua ka gjetur vdekjen në lumin “Drini i Zi” pasi shkoi për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në lumë.
Fëmijët 6 dhe 10 vjeç janë nxjerrë nga lumi dhe janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë që gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mësohet se ajo hyri në ujë për të shpëtuar nipin dhe mbesën e saj që rrezikonin të mbyteshin, por vetë nuk ka mundur dot të dalë nga lumi.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Shuplaka)