Pas 5 vitesh mëri mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Blendi Fevziu, duket se “akujt” janë shkrirë.
Në një foto të postuar të Instagram nga këshilltarja e Berishës, Erla Mëhilli, në zyrën e ish-Kryeministrit ka shkuar drejtuesi i “Opinion”.
Nuk ka detaje lidhur me takimin mes tyre, por vlen të theksohet se që nga vjeshta e vitit 2013, pasi Berisha dorëzoi pushtetin, marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të ftohta.
Berisha ka munguar edhe në 20-vjetorin e “Opinion”, duke dërguar vetëm një video mesazh, por pa qenë i pranishëm.
Të jetë Berisha i ftuari i radhës tek Fevziu?! Mbetet për t’u parë…
(F.G/Faxweb.al)