Fax News raporton nga qarku i Elbasanit se reshjet e shiut të një nate më parë dhe rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që dëbora të shkrijë në disa zona duke rritur rrezikun e përmbytjeve.
Shkrirja e borës ka rritur prurjet e lumenjeve, por deri tani emergjencat civile në Elbasan nuk raportojnë problem me përmbytje tokash bujqesore.
Akset nacionale jane të gjitha të kalueshme. I vetmi aks i cili ka regjistruar probleme është ai Elbasan -Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.
Rënia e masivit shkëmbor u regjistrua rreth orës 02: 00 të mëngjesit të së dieles, por ndërhyrja e mjeteve të firmës që e mirëmbajnë këtë aks, e ka bërë të kalueshem në orët e para të mëngjesit.
Aktualishit Hidrocentrali i Banjës shkarkon 300 m3 në sekondë – rreth 200 m3 mbi normalen.
Ne reshjet e pak ditëve më parë, hapja e portave të tij përmbyti mbi 20 hektarë tokë bujqesore. Aksi qe kalon pranë hidrocentralit, ai Cërrik-Gramsh ka regjistruar rrëshkitje por është i kalueshëm.
Problem konsiderohet zhvendosja e tokave në disa fshatra të cilët njihen për këtë fenomen edhe më herët.
Një ditë më parë, banorët e fshatit Cërrunjë në Labinot-Mal në Bashkinë Elbasan, kërkuan ndihmë, pasi rrëshkitja e fundit kishte qenë serioze – 5 shtëpi kishin pësuar zhvendosje masive duke i vënë banuesit e tyre në rrezik.
(E.L/Faxweb)