Podgorie: Një mjet tip benz është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme teksa ecte në rrugë.
Edhe pse zjarrfikësit kanë mbrritur shpejt në vendngjarje, makina është dëmtuar në masë të madhe.
Ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa u dëmtuar.