05:08 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shkurtohet procedura, si do të kryhet transportimi i mallrave nga shitësi tek blerësi

12:56 | 20/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkurtohet procedura, si do të kryhet transportimi i mallrave nga shitësi tek blerësi

“Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga blerësi-rishitës për pritësin e mallit, nga ky i fundit i bashkëngjitet fletës së shoqërimit, me anë të së cilës është transportuar dhe është bërë i disponueshëm malli.
Në çdo rast, transaksionet dokumentohen me kontratat përkatëse në të cilën evidentohet qartë se cili është shitësi, blerësi dhe pritësi i mallit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lehësuar procedurat për ato subjekte të cilat do të duhet të transportojnë mallra me destinacion ndaj palëve të treta. Më parë sqarojnë tatimet procedura ka qënë e gjatë ndërsa tani mjafton vetëm fleta e shoqërimit.

Këto ndryshime janë pjesë e udhëzimit për Procedurave Tatimore. Ministria e Financave ka publikuar edhe një dokument të ri tatimor, fletën e shoqërimit.

“Fleta e shoqërimit i vjen në ndihmë sipërmarrësve dhe përdoret në rastin kur shitësi, i shet mallrat blerësit, i cili nga ana e tij, i shet këto mallra tek një blerës tjetër (i treti).
Konkretisht:
Një person i tatueshëm (shitësi), shet mallrat për një person tjetër të tatueshëm (blerës), por lëvizja e mallrave nëpërmjet transportit nuk kryhet në drejtim të personit të tatueshëm blerës-rishitës, por në drejtim të një personi të tretë (pritësi/blerësi i tretë).
Në këtë rast personi i tatueshëm shitës, në momentin që mallrat transportohen me destinacion personin e tretë lëshon fletën e shoqërimit të mallrave, në të cilën identifikon personin e tatueshëm blerës të mallrave dhe të dhënat identifikuese të tij, si dhe të dhënat e pritësit të mallrave, NIPT-in dhe adresën ku mallrat janë destinuar të transportohen.

Kjo fletë shoqërimi e mallit duhet të shoqërojë mallrat gjatë transportit dhe lëshohet në tre kopje, nga të cilat:

-një kopje e mban shitësi i mallit;
-një kopje e mban pritësi i mallit;
-një kopje transportuesi ia dërgon rishitësit

Fatura e shitjes së mallit lëshohet nga personi i tatueshëm furnizues (që shet) për personin e tatueshëm blerës (rishitës).
Ky i fundit lëshon menjëherë faturën tatimore të shitjes dhe ia vë atë në dispozicion personit të tretë, i cili është blerësi përfundimtar, si dhe njëkohësisht pritësi i mallit, personi për të cilin mallrat janë destinuar.

Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga blerësi-rishitës për pritësin e mallit, nga ky i fundit i bashkëngjitet fletës së shoqërimit, me anë të së cilës është transportuar dhe është bërë i disponueshëm malli.
Në çdo rast transaksionet dokumentohen me kontratat përkatëse në të cilën evidentohet qartë se cili është shitësi, blerësi dhe pritësi i mallit”, thuhet në njoftimin e DPT-së./ Revista Monitor

Etiketa: mallrandryshimeproceduretransporti
Pas

Udhëtarët shokohen nga ajo që shohin mbi tren, nuk ju besojnë syve (VIDEO)

Para

Burri zbret nga makina luksoze dhe e ngre ‘zgupthi’ të moshuarën në Vlorë (VIDEO)

Para
Burri zbret nga makina luksoze dhe e ngre ‘zgupthi’ të moshuarën në Vlorë (VIDEO)

Burri zbret nga makina luksoze dhe e ngre 'zgupthi' të moshuarën në Vlorë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.