14:59 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shmangu vetingun, “Zëri i Amerikës”: Adriatik Llalla nuk shpëton, ka ende llogari të hapura më drejtësinë

22:41 | 11/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shmangu vetingun, “Zëri i Amerikës”: Adriatik Llalla nuk shpëton, ka ende llogari të hapura më drejtësinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish- prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.

Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit Publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat.

Por avokati i ish- kryeprokurorit, mbrojt gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare.

Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë.

Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me Ambasadën amerikane.

Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra Ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Në muajin shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish- prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish- zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.(VOA)

 

 

Pas

“Përndryshe, ai nuk mund të hyjë në radhën e më të mëdhenjve”, Messi apo Maradona? Pirlo tregon kush është më i miri

Para

Vrasja e Xhulejta Çunit, flet babai: Ç’më tha policia tre ditë para ngjarjes (Video)

Para
Vrasja e Xhulejta Çunit, flet babai: Ç’më tha policia tre ditë para ngjarjes (Video)

Vrasja e Xhulejta Çunit, flet babai: Ç’më tha policia tre ditë para ngjarjes (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit! Shoqërohet me 30 policë

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.