01:58 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

22:44 | 25/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

Një shofer i akuzuar për përplasjen dhe vrasjen e një oficeri policie që i shkoi në ndihmë kur e zuri gjumi, i dehur, në timonin e makinës së tij në vitin 2020, është në gjyq në Francë duke filluar nga sot.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin shumë punonjës policie, përfshirë dy kolegët e viktimës, të cilët ishin me të natën e tragjedisë dhe kanë bërë padi civile, së bashku me të venë dhe tre fëmijët e tij.

Natën e 5-6 gushtit 2020, policia mori një telefonatë nga zjarrfikësja për të ndihmuar “një shofer të dehur që e zuri gjumi në mes të rrugës” pranë stacionit të trenit Mans në Francën perëndimore. Polici 43-vjeçar dhe dy kolegët e tij shkuan në vendngjarje, por nuk mundën ta nxirrnin shoferin nga gjumi.

Në momentin që do të thyenin njërën nga xhamat e mjetit, drejtuesi i mjetit është zgjuar dhe pas një bisede të shkurtër me policinë ka shkelur gazin, ndërsa 43-vjeçari ishte në gjysmë të rrugës për në makinë.

Vdekja e tij shkaktoi një reagim të ashpër nga policia, aq më tepër sepse shoferi i akuzuar ishte dënuar dy herë më parë, një herë për drejtim mjeti në gjendje të dehur në vitin 2015 dhe të dytin për fyerje dhe rezistencë ndaj autoritetit në vitin 2018.

Shoferi, i cili aktualisht është 29 vjeç, është lënë në paraburgim në pritje të gjykimit. Avokati i tij, Jean de Barry, pretendoi se klienti i tij “reagoi instinktivisht” kur goditi gazin dhe nuk donte të vriste oficerin. Ai do të kërkojë të dënohet për vrasje nga pakujdesia, e cila, për shkak të precedentit të rëndë kriminal të autorit, dënohet me 10 vjet burg.

Vendimi pritet të shpallet të mërkurën.

Pas

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Para

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Para
Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.