11:33 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shoferin me “Smart” e tradhëton skenari i gabuar, çfarë deklaroi në polici pasi shkaktoi aksidentin në Kombinat

11:55 | 05/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Smarti” përplaset me dy makina në Kombinat, plagoset një person, grabitet njëri prej automjeteve të aksidentuara (FOTO+VIDEO)

Policia e kryeqytetit  ka zbardhur ngjarjen që ndodhi dje në zonën e Kombinatit në Kryeqytet.  Në prangat e policisë ka rënë i riu që drejtonte “Smart-in” dhe që shkaktoi mbrëmë aksidentin tek rruga e “Qelqit”

Antonio Gjoshi 25 vjeç, i lindur në Athinë dhe banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë. Ai u largua nga vendngjarja edhe pse u ndoq nga punonjësit e policisë. Por pas 10 minutash ai është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe ka deklaruar tek oficerët e Patrullës së Përgjithshme se një person i ka vjedhur makinën “Smart” 10 minuta para ngjarjes. Kaq ka mjaftuar që punonjësit e policisë ta identifikonin si personin që drejtonte e “Smart”-in në momentin e aksidentit.

DETAJE:

Rreth orës 23.15 në rrugën “Llambi Bonata”, ai është konstatuar nga shërbimi i Patrullës së Përgjithshme në komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë duke drejtuar automjetin tip “Smart” me ngjyrë të zezë pa targa, është futur me semafor të kuq në kryqëzimin e rrugës “Llambi Bonata” me rrugën “Konferenca e Pezës” dhe rrugën “Qelqi” dhe ka goditur automjetin tip “Benz” me targë AA 256OJ.

Nga përplasja me Benz-in është dëmtuar drejtuesi i tij Kodrian Llalla Kodrian dhe pasagjeri Ledjan Roçi, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit “Smart” është larguar me vrap nga vendi i aksidentit dhe me gjithë ndjekjen nga punonjësit e policisë ka arritur të largohet.

Por pas 10 minutash ai është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe ka deklaruar tek oficerët e Patrullës së Përgjithshme se një person i ka vjedhur makinën “Smart” 10 minuta para ngjarjes. Kaq ka mjaftuar që punonjësit e policisë ta identifikonin si personin që drejtonte e “Smart”-in në momentin e aksidentit.

Burime të policisë konfirmojnë se ky shtetas nuk disponon leje drejtimi në momentin e arrestimin.

Materiali hetimor do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale: “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, ”Largimi nga Vendi i Aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: aksidentiAntonio GjoshiKombinatMashtrimpolicir iusekanri
Pas

Kuotat gjinore, PD-ja pritet të gjobitet me 120 milionë lekë, KQZ paralajmërim për transparencën e financimeve

Para

Njërës ministre i tha ”Mos lexo shumë”, po zëvendësen e tij a do ta këshillojë Rama të heqë ndonjëherë sytë nga letra?! (VIDEO)

Para
Njërës ministre i tha ”Mos lexo shumë”, po zëvendësen e tij a do ta këshillojë Rama të heqë ndonjëherë sytë nga letra?! (VIDEO)

Njërës ministre i tha ''Mos lexo shumë'', po zëvendësen e tij a do ta këshillojë Rama të heqë ndonjëherë sytë nga letra?! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.