18:08 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shokuese, prindërit çojnë vajzën në spital, por djali u vetëvritet në kasolle

09:36 | 28/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shokuese, prindërit çojnë vajzën në spital, por djali u vetëvritet në kasolle

Ditën e djeshme një 16-vjeçar me iniciale D.J i dha fund jetës së tij me armë zjarri. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë është ende e mistershme. Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:35, në fshatin Fushë- Dukat.

16-vjeçari ka qenë vetëm në shtëpi kur kreu aktin e vetëvrasjes dhe ndërsa trupi është gjetur nga prindërit e tij, pasi ata ishin kthyer nga Tirana, shkruan një portal online.

Prindërit e 16-vjecarit ndodheshin në në kryeqytet për shkak se kishin vajzën e sëmurë, ku ishin nisur të dielën që në mëngjes për ta çuar për një kontroll mjekësor. Por 16-vjeçari i vetëm në shtëpi është vetëvrarë me një armë gjahu,  çifte.

Ngjarja:

Aktin e rëndë adoleshenti e kreu në objektin ngjitur me banesën, që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta dhe prindërit kur kanë  mbërritur në banesë dhe nuk e kanë gjetur të birin brenda, ata kanë provuar ta telefonojnë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndodhur në këto kushte, ata kanë nisur ta kërkojnë përreth shtëpisë dhe më pas kanë shkuar në kasollen e bagëtive, ku janë përballur me skenën e rëndë. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe kreu veprimet e para, pasi fillimisht u dyshua për një vrasje të mundshme.

Pas veprimeve të kryera, janë hedhur dyshime se 16-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Tashmë grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të njohur të viktimës, por ata nuk kanë ditur të japin një shkak të mundshëm që mund ta ketë shtyrë atë drejt vetëvrasjes.

Sipas tyre, në ditët e fundit nuk kishin vënë re as ndonjë shenjë mërzie tek ai, çka mund të çonte në dyshimin për një shkak të mundshëm që mund ta ketë shtyrë drejt aktit të vetëvrasjes. 16- vjeçari ishte në vitin e parë në gjimnazin e Orikumit.

Shokët e tij të klasës janë marrë në pyetje dje, por ata kanë ngritur supet për ngjarjen, pasi sipas tyre nuk ishin në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: adoleshentivetevrasjavlore
Pas

Trafikonte fëmijë, tre emrat që përdorte fieraku i dënuar me 13 vite burg

Para

Vesa Luma nostalgjike, publikon momente nga dasma e saj (FOTOT)

Para
Vesa Luma nostalgjike, kujton hitin e saj përmes fëmijëve: “How cute”

Vesa Luma nostalgjike, publikon momente nga dasma e saj (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti

Akuzat e Ramës, reagon Prokuroria e Shkodrës: Ja pse nuk u fillua procedim penal për ndërtimet në Theth

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.