Dy persona janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme, nën akuzën e trafikut të drogës. Është kryer arrestimi i Klodian Stafa 35 vjeç dhe Bashkim Ndreut 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Mësohet se ata ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale të ndryshme të natës në Tiranë, kryesisht në ish-Bllok. Ata janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Bear” moment kur do të bënin shkëmbimin e një sasie të dyshuar lënde narkotike në zonën e “Zogut të Zi”.
Bëhet e ditur se 33-vjeçari Bashkim Ndreu, prezantohej si punonjës policie, me qëllim shmangien e kontrolleve të shërbimeve policore. Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
-5 aparate telefonikë të llojeve të ndryshme
-1 portofol i dyshuar si ai i policisë
-90.000 Lekë
-100 Euro
-1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”