Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” Blerim Harushaj, i akuzuar si shpërndarës kokaine.
Sjellim në vëmendje që Harushaj u arrestua nga policia e Shkodrës pasi iu gjetën 4 doza gjatë kontrollit fizik dhe 114 të tjera gjatë kontrollit në një banesë me qera që kishte në vendin e quajtur tek “Ura Dervishbeg”.
Harushaj ra në një kurth të ngritur nga policia e Shkodrës.
Brenda 40 ditëve pritet që të sillet analiza kimike e lëndës e cila dyshohet se është kokainë. (J.V/Shuplaka)