Armina Mevlani ka shpërthyer ndaj gazetares së ‘Gazetës Shqiptare’ Pamela Aliaj.
Sipas Mevlanit gjatë intervistës së dhënë gazetarja i ka tjetërsuar pyetjet e veta bashkë me përgjigjet e saj, bukuroshja e ekranit e ka paralajmëruar atë në përballje në gjykatë.
“Eshte e turpshme sesi nje media e mirenjohur tjeterson pyetjet e veta dhe pergjigjet e mija”, shkruan Mevali.
Reagimi i plotë:
Eshte e turpshme sesi nje media e mirenjohur tjeterson pyetjet e veta dhe pergjigjet e mija ! Puna ime eshte lidhur me rrjetet sociale dhe perfitimet qe une kam pasur jashte vendit ne udhetime kane qene marrdhenie te publikuara me vete hotelet ne kembim te postimit te fotove.udhetimet dhe foto qe une postoj jane pjese e punes dhe angazhimeve profesionale ne reklamimin e brandeve te njohura te veshjeve, restoranteve, hotelerise dhe sherbimeve te tjera ne rrjetet e mia sociale. Pavaresisht fshirjes se pyetjes se tjetersuar oret e fundit ne versionin online aresyet e verteta te shtimit te fjaleve gazetarja do kete mundesi t’i sqaroje ne gjykate.
Intervista e Mevlanit për Gazetën Shqiptare:
Si do t’i kalojë Armina pushimet këtë verë?
Nuk kam vendosur asgjë. Besoj se do t’i bëj pushimet edhe në Shqipëri edhe jashtë. Ditët e para të gushtit do t’i bëj më prindërit.
Po me Shkëlzenin?
Po sigurisht dhe me të, por mendoj se nga shtatori. Nga fillimi i shtatorit
Do të pushosh edhe më shoqërinë këtë verë, ashtu si ke bërë vitet e shkuara?
Ndoshta ndonjë fundjavë.
Je kritikuar shpesh për fotot e luksit që poston nga udhëtimet e tua, do të vijosh të postosh edhe gjatë pushimeve?
Po normal që do t’i postoj, nuk ka lidhje fare çfarë thonë të tjerët. Nuk ndikohem fare.
Bashkë me Shkëlzenin a keni bërë plane për fejesë këtë verë, ndonjë surprizë?
Jo nuk kemi ndërmend që ta bëjmë event. I kemi personale, familjare. Do merret vesh vetëm dita e madhe.
Cili është ai vend i botës që të ka mbetur fiksim dhe ende nuk e ke vizituar?
Po në Itali për shembull, në Sicili, Capri e Porto Pisa. Këtu do doja të shkoja.
(S.SH/Shuplaka)