Mëngjesi i sotëm ka nisur me raste te reja pozitive nga qytete të ndryshme të vendit, pritet të ketë shtim të rasteve. Sot kemi pasur rastin e parë me Covid në Gjirokastër, bëhet fjalë për një mashkull 40 vjeç banues në lagjen “Partizani”, i cili ishte i shtruar në spitalin e Tiranës pasi ishte me hepatit C dhe aty është infektuar me Covid 19.
Edhe në qytetin e Vlorës janë rikthyer raste pas kaq shumë kohësh, një person ka rezultuar pozitiv, punonte bojaxhi në Himarë. Ndërkohë që kanë rezultuar pozitiv edhe 6 qytetarë në Krujë.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë bërë 10 tamponë në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, ndërkohë që bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste pozitive nga 291 testime të kryera.
Nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi. Kujtojmë se edhe dje ishte një ditë që shënoi rritje të numrit të rasteve me 42 të tilla, ndërkohë që kishte një numër më të madh të testimeve që ishin kryer. Rastet e reja priten të konfirmohen në deklaratën e përditshme që bën Ministria e Shëndetësisë.