Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama për kryebashkiaken e Prrenjasit (lexo këtu).
Ish-ministri ka deklaruar se nëse Rama do që të ketë të të drejtë të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e tij, duhet të kërkojë falje menjëherë.
Sipas Manjanit kryeministri duhet t’I kërkojë falje publike Miranda Rirës.Ndërkohë kujtojmë që më heret pati një lum kritikash nga opozita dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila e cilësoi kryeministrin si pervers.
Reagimi i Ylli Manjanit
Në emër gjithë sa ka thënë vetë Ai, kundër të gjithë atyre që publikisht kanë linçuar familjarët e Tij, Edi Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës!
Me të njëjtin standart që ai kërkon nga të tjerët për fëmijët e tij, asgjë më shumë. Duhet thjesht dhe njerzisht të kërkojë ndjesë Mirandës dhe familjes së saj.
Jo LSI as Opozitës se është e tepërt, por thjesht Mirandës!
Nëse do që të ketë të drejtë ende të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e Tij, duhet ta bëjë dhe menjëherë.
Do ta përshëndes po e bëri një gjë të tillë. Nuk është politikë kjo e linçimit të familjes dhe jetës private.