Një zjarr masiv ka përfshirë para pak çastesh spitalin modular të Tetovës, ku po kurohen pacientët me Covid-19.
Zjarri masiv që shihet dhe në videon e mëposhtme të siguruar prej FaxNews, ka nisur pas shpërthimeve të disa bombulave të oksigjenit nga brenda spitalit.
Flakët janë shpërndarë me shpejtësi duke mos i lënë kohë pacientëve dhe mjekëve për të dalë jashtë.
Sipas informacioneve nga mediat maqedonase dyshohet se kanë humbur jetën disa pacientë dhe mjekë. Ndërkohë që ekipet zjarrfikëëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Vijon…