Një makinë ka shpërthyer vetëm pak minuta më parë në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS në pronësi të shtetasit A. B, e cila ishte parkuar pranë një pallati.
Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave, ndërsa kanë qenë qytetarë ata që kanë raportuar lajmin.
Deri më tani nuk raportohen të lënduar.
Njoftimi zyrtar:
Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.