Pak momente më parë, një shpërthim me tritol është regjistruar në lagjen nr.3 qytetin e Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësojmë se tritoli është vendosur në banesën e shtetasit Ilir Koçilja. Raportohet se në banesë nuk ka patur njerëz.
Pak ditë më parë, Ilir Koçilja vrau Halil Kokën, pas një sherri për një vend parkimi.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.
Discussion about this post