Një shpërthim me tritol është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë private në zonën e Mëzezit në kryeqytet.
Si pasojë e shpërthimit burrë dhe grua, që ishin në banesë në momentin e shpërthimit kanë marrë plagë të shumta. Dy të plagosurit janë identifikuar si Lulëzim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeç.
Ata janë dërguar drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën. Dyshimet e para të Policisë janë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për çështje pronësie.
Sakaq Policia ka shoqëruar disa persona duke i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen.
Detajet e policisë:
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)