21:02 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Shpërthim në Zveçan, dyshohet se u përdor granatë dore

11:28 | 18/04/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim në Zveçan, dyshohet se u përdor granatë dore

Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, e cila është hedhur në oborrin e një shtëpie”, tha Elshani.

Sipas Elshanit, shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale, por nuk raportohet për njerëz të lënduar.

“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë mëson se është shtëpia e D.M nga Zherovnica, i cili në dhjetor në grupet e Telegramit është cilësuar si “tradhtar” dhe fotografia e të cilit është publikuar së bashku me 12 serbë të tjerë me mesazhin “se janë mbeturinat më të mëdha të shoqërisë”. D.M është distributor i produkteve në veri të Kosovës i kompanisë “Devolli Vita Corporation” nga Peja.

Në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – ku gjendet edhe Zveçani – të banuara me shumicë serbe, ka pasur incidente me mjete plasëse dhe zjarrvënie, por edhe dëmtim të pronës.

Më së shpeshti, cak i këtyre incidenteve kanë qenë serbët që kanë regjistruar makinat e tyre me targat e Kosovës, por edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës./REL

Pas

Sterilizimi/ Të pandehurit kërkojnë kopje të akteve pa pagesë, reagojnë avoketërit

Para

Dosja e “Sterilizimit”/ GJKKO urdhëron: SPAK t’i japë Beqajt dosjen pa pagesë, reagon ish-ministri i Shëndetësisë

Para
Dosja e “Sterilizimit”/ GJKKO urdhëron: SPAK t’i japë Beqajt dosjen pa pagesë, reagon ish-ministri i Shëndetësisë

Dosja e "Sterilizimit"/ GJKKO urdhëron: SPAK t'i japë Beqajt dosjen pa pagesë, reagon ish-ministri i Shëndetësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.